Kim Kardashian dhe Kanye West janë ndarë vetëm për një arsye
Dy ditë më parë, çifti më i njohur e i komentuar në mbarë botën, Kim Kardashian dhe Kanye West i kanë dhënë fund martesës së tyre. Siç raportojnë mediat e huaja, Kim ka firmosur më 19 shkurt, letrat e divorcit nga partneri dhe ndarja e tyre ishte tepër paqësore.

Ata nuk ia dolën dot të mbajnë martesën e tyre dhe pas 6 vitesh, kanë vendosur të vazhdojnë në drejtime të ndara në jetët e tyre. Sipas “TMZ”, Kim ka këruar kujdestarinë e 4 fëmijëve.

Sipas burimeve pranë dyshes, 2020 kanë qenë një vit në të cilin çifti tentoi të shpëtonte marrëdhënien e tyre dhe t’i jepnin njëri-tjetrit një shans. Mirëpo, duket se gjithçka ka qenë e kotë dhe durimi i Kim-it erdhi në një pikë ku s’mund të përballonte më shumë.

Pavarësisht zërave lart e poshtë për persona të tretë në këtë histori, asgjë s’ka qenë e vërtetë. Askush s’ka hyrë mes tyre dhe s’ka ndikuar në vendimin për ndarje.

E vetmja arsye që çoi në këtë vendim ishte lodhja e Kim, pas përpjekjeve të shumta për të shpëtuar martesën.

Kim u përpoq “me mish e me shpirt” për të kaluar krizën në çift, por nuk ia doli. Ndaj, shanset e saj për reperin përfunduan.


Shtuar më 21/02/2021, ora 19:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori