E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Kim Kardashian bën të lumtur reperin shqiptar

Reperi shqiptar Gashi është bërë shumë i lumtur nga Kim Kardashian.

Kjo e fundit publikoi një video në Instagram ku shfaqej me motrën e saj Kourtneyn.

Çfarë na tërhoqi vëmendjen ishte muzika në sfond. Krejt rastësisht, Kim po dëgjonte këngën “My Year” të reperit shqiptar!

“Kim Kardashian që poston këngën time më bën kaq të lumtur! Ashtu siç thashë. Viti im!”- shkruan Gashi në postimin e fundit të Instagram-it.

Nuk është aspak çudi që reperi i ri i preferuar i Kim-it të jetë pikërisht Gashi pasi Kim Kardashian ka marrëdhënie të mira me shqiptarët. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori