Kim dhe Kylie identike, motrat "çmendin" rrjetin me linjat perfekte (FOTO LAJM)

Kim dhe Kylie janë dy vajzat më të famshme të familjes Kardashian.

Të dyja ato kanë ndërtuar karriera të suksesshme e bashkë me të edhe pasuri, dhe sot janë ndër personat më të pasur në botë.

Si Kim, ashtu edhe Kylie kanë lançuar marka me produkte të bukurisë ndërsa së fundi kanë bashkuar forcat për linjën e re të parfumit.

Për këtë bukuroshet kanë njoftuar përmes llogarive përkatëse në Instgram dhe këtë e bëjë me një imazh tejet atraktiv.

Motrat e njohura u shfaqen të veshura njëjtë me ngjyrë roze të lehtë, me grim dhe flokë identike derisa ishte pothuajse e pamundur të dalloheshin nga njëra-tjetra.

Shtuar më 24/08/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori