Kida rikthen trendin e verës, por këtë herë i ngjan dikujt (FOTO LAJM)

Me siguri edhe ju këtë verë u fiksuat me look-un më në trend të momentit, gërshetat e gjatë plot me ngjyra që realizuan vajzat e njohura të showbiz-it.

Rrjetet sociale u mbushën me foto të këtij look-u super cool, i cili duhet ta pranojmë se i bëri vajzat të duken shumë bukuroshe dhe seksi.

Këto gërsheta s’mundi t’i linte pa provuar as Kida, e cila mori vëmendje në rrjete sociale pak muaj më parë.

Vapa iku me gushtin, por gërshetat nuk ikën!

Tashmë që Kida u bë bjonde dhe më pas i leu flokët në ngjyrë rozë, ajo ka realizuar sërish look-un më të famshëm të këtij viti.

Njësoj do thoni ju? Aspak!

Këngëtarja ka eksperimentuar kësaj here me gërshetat e saj dhe ka krijuar një look të njëjtë me personazhin e Meduzës.

Këngëtarja duket cool me këtë pamje dhe komentet në Instagram kanë qenë të shumta.
Shtuar më 30/09/2020, ora 23:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori