Incident në takim, Rama-kryebashkiakes: Boll fole, të nxora jashtë

Një incident është regjistruar sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët.

Ndërsa ishte duke folur kryebashkiaku i Lezhës, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.

Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete..pse i flet atij?!

Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani. boll!”, iu drejtua Rama.


Shtuar 23.07.2022 12:09

Tags: