E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Kiara flet hapur: Kam jetuar një histori dashurie toksike
“Kam luftuar me një thyerje të pabesueshme zemre, kam jetuar me konfuzionet e mia, kam luftuar me të gjithë demonët. Nga një shpirt i vrarë, në histori toksike dashurie. Ja tek jam tani, më e fortë dhe kam mundur t’i mbledh sërish bashkë copëzat.

Jam bërë ajo që e shkuara s’më lejonte të isha, duke qenë më e dashur me veten. Diçka është e sigurt: Duhet të jesh e përgatitur për të duruar gjithçka jeta do të të hedhë. Jam duke çuar dashuri dhe dritë për të gjithë ata, që për momentin ndihen të pasigurt dhe me frikë për të ardhmen”, ka shkruar Kiara Tito në një postim në Instastory.

Ndërkohë që ndjekësit e kanë gjetur direkt për kë bëhej fjalë dhe kanë qenë në një mendje se djali në fjalë është këngëtari i njohur, Butrint Imeri.

Moderatorja u komentua gjatë për lidhjen me të, por të gjithë u befasuan kur ai vetëm pak kohë më parë prezantoi të dashurën e re gjatë pushimeve në Greqi. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2019, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori