Një javë para zgjedhjeve, Salvini “e dredh”: Me nisjen e luftës ndryshoi edhe mendimi im për Putinin

Teksa ndodhet një javë para zgjedhjeve në Itali, kreu i Lega-s, Matteo Salvini është shprehur se me nisjen e luftës në Ukrainë ka ndryshuar edhe mendimi i tij për presidentin rus Vladimir Putin.

“Mendimi im për Putinin ndryshoi vërtet gjatë luftës, sepse kur dikush fillon të pushtojë, bombardojë, dërgojë tanke në një vend tjetër, mirë, gjithçka ndryshon”, u shpreh Salvini.

Komentet Salvini i bëri për Bloomberg, ku shtoi se ajo që nuk do të ndryshojë për kreun e Ligës është pozicioni ndërkombëtar i Italisë.

“Për të ardhmen e parashikueshme, Kina është konkurrenti ynë kryesor”, theksoi ai.

“Ne duhet t’i frikësohemi asaj sepse nuk është demokraci dhe është e gatshme të pushtojë tregun evropian me produktet dhe mallrat e saj”, shtoi Salvini./albeu.com/