10 vjet kryeministër, Rama: Sa të kem zjarrin brenda, nuk do të ndalem

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lodër ku po zhvillon takime me rëndësi sa i takon kryesisht çështjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britani me gomone.

Në një intervistë për BBC Radio 4, Rama pëveç emigrantëve, është pyetur dhe për karrierën e tij si kryeministër, ku këtë shtator bëhen 10 vite që drejton qeverinë.

Rama u shpreh se përsa kohë kë ketë zjarrin brenda vetes, do të vazhdojë përpara.

Pjesë nga intervista:

-Këtë shtator shënoni 10 vjet si drejtuesi i vendit tuaj, sa gjatë keni në plan të vazhdoni dhe cilat janë përparësitë e detyrës suaj?

Kryeministri Edi Rama: Siç ju thashë,  kam qenë shumë i frymëzuar nga laburizmi i ri. E kemi parë të funksionojë shumë mirë. Sa më shumë ndërlikohet bota, aq më shumë mendoj se përgjigjet e laburizmit të ri janë të duhurat dhe po e shohim këtë. Nga ana tjetër, gjithçka ka të bëjë me zjarrin brenda dhe për sa kohë e ndiej këtë zjarr brenda, nuk do të ndalem.

-Kryeministri Edi Rama, falemnderit që erdhët!