Këto janë femrat e njohura shqiptare që duket se i kanë hapur sfidë viteve! (FOTO LAJM)

Shumë nga femrat e ekranit shqiptar, veç bukurisë dhe talentit që zotërojnë shquhen edhe për stilin e veçantë në të veshur. Ato sot njihen si femrat më me stil në botën e shoëbizit shqiptar. Por edhe pse këto femra mbajnë mbi supe shumë se 40 vjet, ato janë konkurrente të denja edhe të 20-vjeçareve të sotme.

Të suksesëshme, sharmante dhe plot stil këto janë femrat shqiptare që duket se ju kanë shpalluar viteve ''sfidë'', raporton albeu.com.

Inis Gjoni, bukuroshja karçurelse e shoëbizit shqiptar sfidon vitet dhe vjen gjithmonë dhe më joshëse dhe në formë.

Eli Fara është njëra ndër këngëtaret tona e cila shquhet për bukurinë e saj. Por, jo vetëm për bukuri, ajo shquhet edhe për freskinë dhe rininë e saj që e shfaq në çdo paraqitje.

Valbona Selimllari nuk e ka humbur prej vitesh hijeshinë e saj. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në perfeksion Valbona Selimllarin, në pamjen e së cilës duket se vitet kalojnë pa lënë gjurmë.

Rovena Dilo e kemi fjalën për formën e saj fizike dhe linjat e rregullta, që për një femër me moshë 46-vjeçare nuk është edhe shumë e rëndomtë.

Ledina edhe pse është nënë e dy fëmijëve këngëtarja shqiptare vazhdon të ketë forma perfektë, të denja për një modele. Edhe pse 41 vjeç ne mund ta vërejmë se mosha s'po ia lë shenjë.

Albërie Hadërgjonaj është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Vitet për të thuajse kanë ndalur, pasi edhe pse Albërie është nënë e gjyshe, gëzon linja perfekte trupore. Duket se në një mënyrë ose tjetrën, ka arritur ta mbajë freskinë rinore.

Aurela Gaçe gjithnjë është konsideruar si një nga personazhet që ekperimenton më së shumti me look-un e saj. Në gjithë karrierën e saj muzikore, aq sa e kemi parë ne në ekran, ajo është ndër personazhet e rrallë që mund të konsiderohet një kameleon i vërtetë përsa i përket pamjes së saj. Ajo ka forma perfekte edhe pse është nën e dy fëmijëve.

Manjola Nallbami është padyshim një nga këngëtaret e cila shfaqet gjithnjë në formë mjaft të mirë fizike. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2018, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori