Këto janë çiftet shqiptare që vuajnë nga distanca (FOTO LAJM)

Vesa Luma dhe Big Basta

Distancën më të madhe mes çifteve shqiptare e kanë Vesa Luma dhe Big Basta. Ndoshta nuk e kishin menduar ndonjëherë që do të rrinin aq larg njëri-tjetrit, mirëpo Vesa jeton për momentin në Prishtinë dhe Big Basta në Zelandën e Re. Për një periudhë kohe Vesa u shpërngul në Zelandë, mirëpo ajo u rikthye në Prishtinë për të mbyllur disa projekte të saj. Gjithsesi, për momentin çifti jetojnë larg njëri-tjetrit. Vesa është shprehur se shumë shpejt do t’i bashkohet Big Bastës për t’u shpërngulur përfundimisht në Zelandën e Re.
Për dashurinë në distancë ka shumë variante: Disa mendojnë se një lidhje mes dy personave kur ata janë larg njëri-tjetrit nuk funksionon. Mirëpo, ka edhe nga ata që mendojnë se kur dashuria është e fortë, nuk kanë rëndësi kilometrat që i ndajnë. Ka nga ato çifte që ia kanë dalë të mbajnë lidhje e tyre të gjallë, edhe kur nuk kanë qenë fizikisht pranë njëri-tjetrit. Dashuria pa sakrifica nuk ka kuptim, prandaj edhe distanca është një provë për çiftet që duhen marrëzisht.
Shtuar më 14/05/2019, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori