Këto janë çiftet e vitit që në "heshtje" i thanë 'PO' njëri-tjetrit (FOTO LAJM)

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Në fillim dolën fjalët për ta, më pas një video nga paparaci ku shfaqeshin në pishinë në momente intime! Pastaj Jonida Maliqi shkoi si e ftuar në emisionin e Romeo Veshajt, ku aktori i rrëmbeu një puthje. Për ta zyrtarizuar edhe më shumë Jonida Maliqi postoi foton e parë me të në Instagram si për t’ju uruar suksese djemve si edhe Bora Zemanit për emisionin e ri.

Por vëmendjen e mori komenti i Romeos i cili e quajti Jonidën “yll i bukur!” Kjo është romanca e parë publike e këngëtares, e cila ka parapëlqyer ta mbajë gjithmonë super të rezervuar jetën personale. Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë në 2017-ën, pas 17 vitesh me të. Nga martesa me biznesmenin Jonida Maliqi ka një djalë 8 vjeç.
Nuk ka dalë kot shprehja: "Verë e re, histori e re". Ndoshta edhe pa filluar mirë vera këto çifte të shoëbizit shqiptar por jo vetëm, janë në lidhje dhe pse konkretisht jo të gjithë e kanë pranuar.

Detajet dhe veprimet e pa menduara mirë i kanë nxjerrë kështu zbuluar.

Nga Arbana dhe Eduarti e deri te Jonida e Romeo, njihuni me çiftet "sekrete" të ksaj vere.
Shtuar më 17/08/2019, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori