Në "luftë" për zemrën e biznesmenit, këto janë 18 vajzat e "Love Story" (FOTO LAJM)

Suela Karaj, 22 vjeçe nga Tirana. Studion për marketing, ndërkohë që kërcimi dhe piktura janë dy nga pasionet e saj më të mëdha. Pika e fortë e Suelës në program, me të cilën ajo do të sfidojë vajzat e tjera, do të jetë karakteri.
Premiera e "Love Story", formatit më i ri "Reality Dating Show" nga dyshja Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, nisi mbrëmjen e djeshme, në Tv Klan.

I gjithë programi është ndërtuar mbi romancën që do të mbajë gjallë për plot 4 muaj të gjithë publikun.

Një kast vajzash të ardhura nga Europa dhe SHBA-të, të përzgjedhura përmes aplikimeve, do të sfidojnë veten dhe njëra-tjetrën në një garë për të fituar zemrën e djaloshit 33-vjeçar, Saimir Kasemi.

Protagonisti i ketij shoë, një biznesmen shqiptar i suksesshëm në Gjemani, ka vendosur të gjejë dashurinë e jetës së tij përmes një eksperience të rrallë televizive.

Në fotogalerinë e mësipërme ju ftojmë të njiheni me 18 vajzat e "Love Story".

Shtuar më 17/11/2020, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori