I masni ilaçet e fëmijëve me lugë? Mjekët ngrenë alarmin: Ndaloni se po u dëmtoni mëlçinë

Nëse përdroni lugën si mjet matës për medikamentin e fëmijës që mund të merret për kollën apo temperaturën e tij, duhet ta ndaloni menjëherë. Këtë këshillë e japin si një urdhër më tepër, mjekët pediatër amerikanë, sipas të cilëve ky është një zakon i gabuar duke qënë se shkakton një dozim jo të mirë duke bërë që të jepet më shumë ose më pak shurup.

Eskpertët e American Academy of Pediatrics…Shprehen se gabimi fillon shpesh që nga mjeku i cili e bën dorzimin e shurupit me lugë dhe nga kjo mund të bëhet ngatërrimi lugë gjelle-lugë çaji, duke shkaktuar mbidozim dhe për pasojë insufiçiencë në mëlçi. Si pasojë e kësaj, në ditët e sotme njihen mijëra raste të marrjes së dozës më të madhe duke qënë se prindërit ngatërrohen me matjen.

Mjeti ideal për matjen e medikamentëve

Të gjithë prindërit duhet të masin shurupin me anën e një shiringe, pra duke përdorur njësinë “mililitër”. Shiringa gjithashtu do të jetë edhe më praktike në përdorim duke bërë që i gjithë medikamenti të përfundojë në gojën e fëmijës. gjithashtu ju mund ta masni edhe me anën e lugës matëse brenda paketimit (nëse e ka) ose kapakut matës dhe më pas t’ja jepni fëmijës me shiringë.

Kujdes me peshën reale të fëmijës

Në momentin që jeni tek mjeku duhet t’i kërkoni të peshojë fëmijën tuaj duke qënë se shpesh një dozim i gabuar i medikamentit shkaktohet edhe nga pesha jo e saktë e fëmijës. Pra ju ndoshta nuk jeni e sigurt sa është prandaj duhet ta masni.