“Kërkoj falje publike”, Mariza Ikonomi merr vendimin drastik (FOTO LAJM)

Mariza Ikonomi mbetet padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe shumë e komentuar në media. Së fundmi Mariza ka qenë në qendër të vëmendjes për udhëtimin e saj në Karaibe ku qëndroi për disa muaj. Ndërsa tashmë këngëtarja është rikthyer e po shijon vjeshtën në vendin e saj.

Mariza vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku poston shpesh foto e video duke kënduar apo nga performancat e saj, por me postimin e fundit këngëtarja ka treguar vendimin e rëndësishëm që ka marrë dhe ka kërkuar falje publike.

Mariza ka vendosur t'i prejë flokët shkurt pas shumë kohësh që po përpiqej t'i rriste ato. Këngëtarja u kërkon falje të gjithë njerëzve që gjatë kësaj kohe i ka thënë se po rriste flokët.

“Kërkoj falje publike gjithë atyre njerëzve që i kam thënë gjatë gjithë kohës: Jam duke rritur flokët", shkruan Mariza krah fotos ku tregon pamjen e re që i shkon shumë
Shtuar më 02/11/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori