Kërcimi në "Dance With Me", bashkëshorti i gazetares bëhet xheloz
Ka nisur që prej dy javësh spektakli “Dance With Me” , dhe konkurrentët pjesëmarrës në lojë shpeshherë përballen me kritikat apo sugjerimet që ju bëjnë familjarët e tyre.

Një nga këto pjesëmarrëse e cila është përballur me një kritikë të bashkëshortit të saj është dhe gazetarja e njohur Fiori Dardha.

Fiori e njohur për natyrën e saj karizmatike, është në konkurim së bashku me violinistin Iliard Shaba.

Një kërcim që ajo ka bërë së fundmi me muzikantin,ka ngjallur dhe xhelozinë nga ana e bashkëshortit i cili është shprehur se një skenë e tillë mund të evitohej.

Ai shprehet për revistën Class se në përgjithësi është indiferent, por jo para atij ushtrimi.

“Ai Albi Nako, atë pjesën e violinçelit me Iljardin, mund ta kishte evituar”, tha bashkëshorti i gazetares.

Një kritik tjetër është dhe djali i saj Abeli, i cili mendon se ema nuk di të kërcejë, madje thotë se vetë ai kërcen më mire se mami.

Por mbështetësja më e madhe e gazetares duket se është e ëma e saj, pasi e cilëson si konkurenten më të mirë aty. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori