Kërcënon të dashurën, arrestohet Don Omar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtari Don Omar ka përfunduar në pranga, pasi ka kërcënuar të dashurën e tij 26 vjeçare. Raportohet se hetimet janë në hapat paraprake.

Këngëtari Don Omar është arrestuar në Porto Riko, teksa akuzohet për "dhunë në familje". 36-vjeçari u ndalua nga policia të mërkurën në mëngjes në Vega Alta dhe sipas mediave lokale, ai ka kërcënuar të dashurën e tij, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije.

Shefi i seksionit kundër Dhunës në Familje në Bayamon, Aimee Alvarado, është shprehur se hetimet janë në hapat e para dhe do të merren parasysh denoncimet e mëparshme të së dashurës së kantautorit latin.

“Klienti im nuk e di pse është arrestuar. Ai ka pesë ditë që nuk e takon partneren e tij”, është shprehur avokati i 36-vjeçarit. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2014, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori