Kërcënohet publikisht Noizy: Pas Feros, e ke ti radhën!
Pëlqej
Sulmi ndaj reperit të ri Fero është pasqyruar gjerësisht orët e fundit në rubrikat e ‘shoëbizz’-it, ndërkohë që mbrëmjen e sotme është identifikuar edhe personi që e goditi.

Bëhet fjalë për një tjetër reper të ri, i quajtur Arjan Sjarina, i cili ka marrë përsipër sulmin.

Ndërkohë në rrjete sociale ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë pasi dikush është munduar të kërcënojë reperin më të famshëm shqiptar, Noizyn.

Një nga komentuesit i ka shkruar reperit, pasi ky i fundit kishte publikuar një foto në rrjetin social Instagram, “Mas Feros e ke radhën ti”, mesa duket Noizyt nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë dhe ja ka kthyer menjëherë komentin duke i thënë kërcënuesit: “Fshi buzët se i ke me qumësht”. /albeu.com/

Shtuar më 22/03/2018, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori