Këngëtarja "turpëron" kolegen: Më në fund gjeti burrë
Ato janë dy vajzat që me zërin e tyre të mrekullueshëm shoqërojnë mbrëmjet e së mërkurave në “Top Channel”, gjatë emisionit “Soiree”. Në fund të programit, Kamela Islamaj dhe Marsela Çibukaj iu bashkuan kolltukut dhe folën për miqësinë mes tyre.

Pyetjes së moderatores Jonida Shehu, nëse ato ishin mikesha të mira, nuk nguroi t’i përgjigjet e para Kamela Islamaj, e cila tha: “Ndonjëherë”.

Kamela e argumentoi përgjigjen me faktin se Marsela është një njeri shumë pesimist dhe gjithmonë ka diçka për t’u ankuar.

“Po ja në fillim, thoshte nuk kam burrë, e tani që gjeti burrë, ankohet për tjetër gjë” – tha Kamela Islamaj, pasi e kuptoi se sapo nxori një sekret.

Ndërkohë që Marsela nuk tha asnjë fjalë dhe iu drejtua gotës së verës.
Shtuar më 18/10/2018, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori