Këngëtarja trondit publikun: Merrja 6 viza kokainë çdo puntatë në X-Factor
Pëlqej
Këngëtarja Melanie Brown, e njohur si Mel B e “Spice Girls”, në librin biografik të titulluar “Brutally Honest” (Brutalisht e sinqertë) flet për disa nga sfidat më të mëdhaja personale.

Në një fragment të librit të botuar nga The Sun, Melanie shkruan se një ndër “momentet më të trishtuara të jetës sime, ishte kur tentova vetëvrasjen në vitin 2014”.

Përgjatë viteve 2011 – 2016, ajo shërbeu si e ftuar speciale dhe anëtare e jurisë në versionet australiane dhe britanike të “X Factor”.

“Isha shumë e trishtuar, kisha dalë jashtë kontrollit. Në 'X Factor' [në Britani], merrja 6 viza kokainë në ditë, para dhe pas punës. Më bënin të harroja gjithçka, përveç spektaklit."

Ajo përshkruan si u përpoq të kalonte në mbidozë ilaçesh kundër dhimbjeve dhe përtej “famës së shndritshme”, ndihej “e dhunuar emocionalisht, e larguar nga familja, e shëmtuar, e urryer nga njerëzit që dikur premtuan se do ta mbronin, referuar ish-burrit dhe ish-menaxherit të saj, Stephen”, i cili e kërcënonte se do të publikonte videot e seksit.

Menjëherë pas marrjes së pilulave, Mel kuptoi se në fakt nuk donte të largohej nga jeta dhe nxitoi drejt spitalit.

Ndër të tjera, këngëtarja rrëfen se ndihej e izoluar nga familja e miqtë dhe tmerrësisht e turpëruar për t’i parë në sy.

Për fat të mirë, edhe pse pësoi dëmtime serioze në mëlçi, ajo e mori veten madje u shfaq edhe në "X Factor" pak ditë më vonë.

Për momentin, Mel duket mirë nga ana shëndetësore dhe emocionale pasi po përgatitet edhe për turneun e bashkimit të “Spice Girls”.
Shtuar më 19/11/2018, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori