Këngëtarja suedeze titullon këngën e saj "Dua Lipa" (VIDEO)
22-vjeçarja suedeze, Amanda Winberg e njohur me emrin e artit AMWIN, ka prezantuar së fundmi albumin e saj “AMWIN In Wonderland” dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen, është fakti se një prej këngëve titullohet si emri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

“Dua Lipa është e paparë. Është super ‘hot’, shumë tip dhe shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të, sipas meje. Ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim. Sinqerisht, kur po bëja këtë këngë ishte personi i parë që më shkoi në mendje: Kush tjetër është më e mirë se akullorja? Uh, Dua Lipa”, deklaroi ajo.

Ndonëse vetëm 23 vjeçe, Dua Lipa ka rritur ndjeshëm famën e saj ndërkombëtare, ndërsa ka fituar edhe dy çmime Grammy.

Këngëtarja">Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur së fundi edhe për të kënduar në kolonën zanore të filmit më të ri “James Bond”.
Shtuar më 05/04/2019, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori