Këngëtarja shqiptare u bë milionere, por mamaja e saj punon shitëse
Pëlqej
Bebe Rexha është një prej femrave më tërheqëse në skenën e muzikës botërore. Bukuroshja nga Dibra kurrë nuk e ka mohuar prejardhjen e saj, dhe sot ka korrur shumë sukses.

Por ajo ka habitur sot ndjekësit e saj teksa ka treguar se nëna e saj punon si një shitëse në një dyqan make-up-i pavarësisht se Bebe aktualisht është shumë e pasur.

Këtë gjë e ka zbuluar pak më parë vetë Bebe nëpërmjet disa postimeve që ka bërë në profilin e saj në instastory.

“Për të gjithë ndjekësit e mi në Neë Yourk . ‘Sakes Fifth Avanue NYC’ po bën hapjen e madhe të departamentit të kozmetikës. Arsyeja që po ja u them këtë gjë është sepse nëna ime punon si shitëse në Bobbi Broën. Kështu që shkoni dhe përshëndeteni...por mos e përndiqni atë.” , ka shkruar këngëtarja e famshme.

Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga fansat që ta përqafojnë nënën e saj dhe ta bindin atë që të lëviz në Los Angeles të jetojë me të.
Shtuar më 21/05/2018, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori