Këngëtarja shqiptare shpërthen në lot, i shfaqen fantazma në sheshin e xhirimit

Këngëtarja shqiptare e hitit “Meant to be” është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, por dhe të huaj. Bebe Rexha ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka bërë që muzika e saj të dëgjohet në të gjithë botë.

Siç dihet këngëtarja pak ditë më parë nxori albumin e saj të ri dhe momentalisht ka qenë duke punuar për klipin e ri të këngës’ I’m a mess’ që do dal së shpejti.

Bebe ka treguar nëpërmjet postimeve në profilin e saj se për të kryer xhirimet e klipit ka shkuar në një kinema të braktisur që thuhej se është i pushtuar nga shpirtra dhe qënie të mbinatyrshme.

Por siç duket edhe pse Bebe nuk besonte më parë në shpirtra, pas këtij xhirimi ajo është tmerruar dhe ja ka plasur të qarës shkruan xing.al.

“Pra, ne xhiruam videon e ‘I’m a Mess’ në një kinema të pushtuar e të braktisur. Unë fillova të qaja me sa të mundja. Kur një media kishte shkuar për të xhiruar aty, raportoi se 103 shpirtra ishin vizitorë në atë vend. Kurrë nuk kam besuar kësaj gjëje deri tani, por sot i besoj!”, – ka treguar Bebe ndërsa ka postuar edhe foton e kinemasë.”, ka shkruar e frikësuar Bebe.
Shtuar më 09/07/2018, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori