Këngëtarja shqiptare rikthehet në muzikë pas 8 vitesh mungesë
Pëlqej
Këtë vit në skenën e “Kënga Magjike” do të ngjitet një emër mjaft i njohur i muzikës shqiptare, Evi Reçi, e cila prej mëse 8 vitesh ishte distancuar nga çdo kompeticion muzikor në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja me një postim në Instagram ku shprehet se do të ngjitet në skenën e Kënga Magjike me plot emocione dhe shumë përgjegjësi.

Duket se Evi nuk do të ketë një rikthim normal në festivalin e drejtuar nga Ardit Gjebrea sepse bashkëpunëtor me këngëtaren shqiptare do të jetë Darko Dimitrov, vulën e së cilës e mban “Nëntori” i Arilenës, i cili dëgjohet edhe sot e kësaj dite sikur të qe dita e parë e publikimit shkruan Blitz.al.

Kujtojmë se një rikthim të tillë pati edhe Tuna vitin e kaluar me “Duam”, një prodhim i producentit Flori Mumajesi dhe studios Threedots.

Ne jemi shumë kuriozë të shohim se çfarë do të përgatisë Evi bashkë me Darkon për ne.
Shtuar më 12/10/2017, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori