Këngëtarja shqiptare reagon pasi e krahasuan me Lady Gaga-n (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Koçi, po korr sukse në tregun botëror.

Ajo shpesh herë është krahasuar me këngëtaren e famshme Lady Gaga si nga pamja dhe nga mënyra se si këndon.

Së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë ku ka thënë se për të është një nder që krahasohet me një dive si Lady Gaga dhe se madje ngjashmëria e tyre mund të jetë edhe për shkak se ato janë fqinje duke qenë se ajo është shqiptare ndërsa Lady Gaga italiane.

‘Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë. Lady Gaga ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Gaga. Pra është kompliment i madh për mua. Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë’, ka thënë këngëtarja shqiptare.
Shtuar më 17/03/2019, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori