Këngëtarja shqiptare ndalon koncertin vetëm për një fans
Rita Ora mbajti mbrëmjen e djeshme koncert në Sidnej me një performancë mbreslënëse në Luna Park. Mirëpo këngëtarja shqiptare e ndërpreu koncertin për të komunikuar me një fans.

"Ndaloni shfaqjen. Ndaloni të gjithë. Mos luani asgjë", tha Rita.

"Adami ka një pyetje", tha këngëtarja pasi fansi i tregoi emrin e tij.

Adam e pyeti Ritën nëse mund të afrohej më shumë drejt skenës dhe Rita iu përgjigj: "Po bëhesh nazeli i dashur. Të gjithë kanë blerë biletën për këtë shfaqje. Na vjen keq".

Rita arriti të dëgjonte deklaratën e ëmbël të fansit dhe tha: "Adami sapo pranoi se erdhi në shfaqje duke mos ditur se çfarë e priste dhe tani kam fituar një fans" shkruan dailymail.

"Faleminderit shumë, Adam. Duhet të vazhdojmë me shfaqjen, më falni të gjithë", tha Rita dhe vazhdoi koncertin.
Shtuar më 03/03/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori