Rrjetet sociale nuk janë aq “lemonadë” sa duken sepse tashmë zënë një vend të rëndësishëm në jetën e gjithëkujt ndaj duhen marrë seriozisht, sidomos kur vjen fjala tek personazhet e njohur që i përdorin këto të fundit si komunitete virtuale komunikimi.
Orgesa Zaimi, ka rrëfyer nëpërmjet një postimi me doza ironie të hollë se mund t’ja tolerojë VIP-ave si
Pink apo Rita Ora që të mos e
ndjekin mbrapsht në Instagram, por këtë s’mund tja falë kolegëve të saj shqiptarë shkruan blitz.al.
Këngëtarja ka treguar se për të gjithë ata kolegë që nuk e
ndjekin, ka një program që i fshin direkt duke bërë që as
Orgesa mos t’i ndjekë më ata.
Shtuar më 05/01/2018,
ora 16:31