Këngëtarja shqiptare me robdeshambër në tapetin e kuq (FOTO LAJM)

Natën e djeshme është mbajtur eventi muzikor më i rëndësishëm "MTV Europe Music Awards" dhe në këtë eveniment muzikor Rita Ora ka parakaluar në tapetin e kuq me robdeshambër dhe peshqir në kokë.

Rita kishte krijuar një stil krejt të ri pasi edhe pse e veshur me robdeshambër ajo kishte vendosur bizhuteri vezulluese.

Dukej sikur Rita nuk kishte pasur kohë të bëhej gati, por në fakt këngëtarja në këtë mënyrë i ka bërë të gjithë të flasin për të.

Më vonë Rita e ka ndërruar veshjen dhe ka vazhduar drejtimin e evenimentit muzikor pasi këtë vit ajo është prezantuese e MTV EMA.
/albeu.com/
Shtuar më 13/11/2017, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori