Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka një mesazh ironik: Më quani k**vë e keqe
Pëlqej
Është një prej artisteve që po arrin të ngjitet çdo herë e më shumë në sukseset ndërkombëtare.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale, përmes të cilave i mban të informuar ndjekësit rreth aktiviteteve që bën.

Së fundi ka filluar një fushatë e femrave, e cila po përkrahet edhe prej meshkujve, kundër gjuhës seksiste dhe abuzimeve seksuale ndaj grave.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe ajo duke publikuar një mesazh në llogaritë personale të rrjeteve sociale.

“Nëse do të më thërrisni bushtër, më thirrni bushtër e keqe”, ka shkruar ndër të tjerash Rexha në Instagram.

Shtuar më 21/01/2018, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori