Këngëtarja shqiptare letër publike Presidentit: Dua çmim, kam bërë sakrificë
Ish-Presidenti Bujar Nishani pak kohe me pare i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh”, personazheve të tillë si Rozana Radi apo Julian Deda.

Jolanda Dhamo rrëfeu sot përmes emisionit “Rudina” në Tv Klan se i është drejtuar me shkresë ish-presidentit Bujar Nishani për t’i dhënë çmim.

Këngatarja u shpreh se ai ka vlerësuar me çmime këngëtarë të cilët sipas saj i kanë dhënë më pak muzikës shqiptare krahasuar me të.

“Unë kërkoj një çmim nga Presidenti” tha Jolanda përmes emisionit.

“E kërkova çmimin se thash, po ky si ja jep kësaj dhe s’ja jep kësaj, kjo që ka karrierë kaq të vogël po dhe Jolandës jo. Se unë kam bërë sakrificë më shumë se sa dikush që ka shtëpinë afër dhe fëmijën afër, ne qëndrojmë larg familjes dhe ai nuk e mori parasysh fare. Por, ai nuk e ktheu kokën farë ta shikoj. Sic tha dhe kolegu im Frederiku: Tani nuk e dua më. Unë e kërkoj një cmimi", tha Dhamo. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2017, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori