Zjarr në hyrje të Vlorës, flakët në zonën pranë disa banesave (VIDEO)

 

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në hyrje të qytetit të Vlorës, teksa shkaqet mbeten ende të paditura.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të qytetit të Vlorës, të cilat kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.

Flakët janë duke u favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta.

Afër zonës ku ka rënë zjarri ka edhe një numër banesash të cilat deri tani nuk ndodhen në rrezik.


Shtuar 21.08.2023 17:10

Tags: ,