Këngëtarja shqiptare e mërzitur me pamjen e saj, bën operacionet plastike
Operacionet plastike janë kthyer në një gjë shumë normale, që mund t`i kryejë çdo njeri që dëshiron të rregullojë diçka në pamjen e tij.

Mirëpo edhe pse shihet si diçka normale nga të gjithë, personazhet publikë e kanë të vështirë ta pranojnë që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar pamjen e tyre.

Të rrallë janë ata që e tregojnë publikisht, pa problem, një ndërhyrje që kanë kryer apo që do të kryejnë.

Një prej këtyre personazheve pa komplekse është edhe këngëtarja Big Mama. Pas ndryshimit drastik që ajo bëri, pasi hoqi shumë kilogramë dhe pamja e saj ndryshoi totalisht, këngëtarja ka ende pakënaqësira me pamjen e saj. Sipas Prive, Big Mama dëshiron të rregullojë disa nga defektet që i dolën në pah pas dobësimit.

Janë pikërisht hunda e theksuar dhe gjoksi i varur gjërat që këngëtares nuk i pëlqejnë te vetja dhe që shumë shpejt do të kryejë një ndërhyrje për t`i rregulluar. Po ashtu, operacionet ajo do t`i kryejë rreth muajit shtator në Prishtinë.
Shtuar më 15/07/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori