Këngëtarja shqiptare e humb fare, videoklipi i ri është më i egër nga ç'jemi mësuar
Miley Cyrus dhe Dua Lipa bashkuan forcat për të sjellë këngën e tyre të parë "
Prisioner" dhe nga ç'kemi parë deri tani, vajzat vijnë në versionin e tyre më "të egër"!
Videoklipi publikohet sot (19 nëntor), por Dua dhe
Miley diçka na treguan, si për t'i thënë botës se ky
bashkëpunim do të jetë epik!
Në videon përmbledhëse të postuar në Instagram, vajzat shfaqeshin të rrëmujshme, seksi, "gjakpirëse" dhe të çmendura me energjinë e rock 'n' roll. Ndonëse nuk është hera e parë që e shohim
Miley-n në performanca të tillë, ky version i Dua-s vjen surprizë për të gjithë!
Një
bashkëpunim me
Miley-n, Dua e kishte menduar që ta përfshinte në albumin e dytë, “Future Nostalgia”, mirëpo projekti i përbashkët nuk u bë pjesë e albumit sepse këngëtaret vendosën të punonin
diçka tjetër, që do të ishte "
Prisioner.
“[Nuk u përfshi në album] kënga që unë dhe
Miley punuam bashkë. Vendosëm që të bënim
diçka ndryshe, por në fakt nuk kemi patur mundësinë që të shkojmë në studio dhe të punojmë me
diçka të re, por shpresoj që pas karantinës do të takohemi sërish,”- tha Dua gjatë një interviste të pak muajve më parë.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 09:35