Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Këngëtarja shqiptare bën shqiponjën mes VIP-ave botërorë

Dua Lipa tashmë konsiderohet si shqiptarja më e dashur në botë.

Këngëtarja po ndikon shumë, sidomos tek fanset e reja të cilat e shohin si inspirim për gjithçka që ka arritur dhe po arrin në moshë kaq të re.

Pavarësisht se karriera e saj ka kapur majat, këngëtarja nuk e ka lënë pas asnjëherë prejardhjen e saj.

Së fundmi e ftuar në një emision radiofonik së bashku me emra të njohur si, Jennifer Lopez dhe Jessica Alba, Dua ka treguar plot krenari për prejardhjen e saj. Madje teksa kanë realizuar fotot në fund të emisionit ka pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës.

Suksesi i fundit i Duas është kënga “Electricity”, ndërkohë që ka nisur punimet për një duet me ikonën e muzikës në Itali, Andrea Bocelli. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2018, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori