Këngëtarja rrëfen tmerrin: Këputa venën pas operacionit
Selena Gomez bëri një operacion vetëm disa muaj më parë dhe mikja e saj i dhuroi veshkën.

Tashmë janë mësuar të tjera detaje të operacionit. Aktorja 29-vjeçe ka rrëfyer të gjitha fazat pas operacionit të cilat deri tani kanë qenë shumë konfidenciale.

“Unë nuk haja as nuk pija. Selena ka patur shumë komplikacione.Unë u zgjova disa orë pas operacionit dhe kur mora vesht se Selenës iu desh të operohej edhe njëherë u frikësova.

Mjekët e kanë operuar me urgjencë pasi ajo duke u rrotulluar në shtrat ka këputur një venë. Atyre iu desh që të merrnin një venë nga këmba për të rindërtuar një tjetër që ta mbanin veshkën që unë i dhurava asaj në vend. Mund edhe të kishte humbur jetën në ato momente”- ka rrëfyer Francia Raisa.

Sot këngëtarja gëzon shëndet të plotë, pas operacionit të rëndë që iu desh të kalonte.
Shtuar më 09/03/2018, ora 22:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori