Ish-bashkëshorti e ngacmon hapur, ç’po ndodh papritur mes Soni Malajt dhe babait të vajzës së saj (FOTO LAJM)

Soni Malaj po shijon disa ditë pushimesh ndërsa ka ndarë dhe disa fotografi provokuese me bikini. Por duket se këto foto seksi të këngëtares shqiptare kanë tërhequr dhe vëmendjen e ish partnerit të saj, Mirko Luccarelli.

“Atje ku shkëlqen dielli”, ka shkruar ajo krahas fotos ku vë në pah format trupore.

“Hot”, ka qenë komenti që ka lënë balerini në foton e saj ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga këngëtarja.

“Po çfarë do të thotë ‘hot’?”, ia kthen këngëtarja.

“Do të thotë ‘caliente’, ‘sexy’… a duhet të vazhdoj?”, i përgjigjet Mirco.

“Aaa tani e kuptova.”, ka replikuar Soni Malaj.

Pak kohë më parë Soni ka folur në lidhje me raportin e saj me ish-bashkëshortin Mirko Luçarelli, me të cilin ka një vajzë Anën. Këngëtarja zbuloi se për hir të vajzës, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme duke shtuar se janë shokë dhe gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të saj.