Këngëtarja Lindita Theodhori ka një këshillë për gocat e reja në muzikë
Pëlqej
Këngëtarja Lindita Theodhori u dha një këshillë të gjitha artisteve të reja nga studio e “Top Show Magazine”.

“Para së gjithash, këtë e them me shumë modesti dhe dashamirësi, artistet e reja duhet të përpiqen që fillimisht të jenë këngëtare të mira, pastaj të bukura”, tha Lindita.

“Është shumë mirë kur është këngëtare e mirë dhe e bukur, por kur është vetëm e bukur dhe nuk është këngëtare…”, shtoi këngëtarja.

Lindita premtoi se sa të ketë jetë, do t’u këndojë djemve.

“I kam kënduar atëherë, do t’i këndoj tani dhe derisa të kem jetë djemve. Vajzat pa djemtë nuk kanë kuptim”, u shpreh Lindita Theodhori. /tch/
Shtuar më 14/06/2018, ora 11:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori