Këngëtarja flet për vetëvrasjen: Kam luftuar shumë
Gjashtë muaj pas publikimit të këngës “I Love Me”, Demi Lovato publikon këngën e re, “It’s OK not to be OK”, në bashkëpunim me Marshmello.

Demi dhe Marshmello po përdorin këngën e tyre të re, si një mundësi për të diskutuar rreth shëndetit mendor, i cili, sipas statistikave të fundit, është jashtëzakonisht problematik dhe i rëndësishëm. Kjo edhe për shkak të situatës globale, në të cilën jemi.

Dyshaj e publikoi këngën në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjes. Në postimin e saj në Instagram, Demi shkruan:

“Sot është Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes. Që në moshë të re jam përballur me mendime vetëvrasjeje dhe depresioni. Jam gjithmonë e gatshme për të ndërgjegjësuar njerezit, sepse e di që nëse punon mbi veten tënde, mund të shohësh dritë në fund të tunelit. Unë jam prova e gjallë që ju kurrë nuk duhet t’i jepeni atyre mendimeve.”

Ajo shtoi:

“Kam patur shumë ditë kur kam luftuar, por ju lutem, le ta bëjmë këtë këngë, një himn për këdo që ka nevojë për të tani. Ju mund të përballoni çfarëdo që jeni duke kaluar në jetë... Unë jam këtu për ju gjithmonë, ju nuk jeni vetëm dhe unë ju dua.”

Shtuar më 12/09/2020, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori