Këngëtarja e zhgënjyer nga Ardit Gjebrea: S’do merrja kurrë pjesë në Këngën Magjike
Pëlqej
Duket se këngëtarja e talentuar Kamela Islamaj ka një hatërmbetje të madhe me festivalin Kënga Magjike.

Kjo e fundit, e ftuar në emisionin ‘Thumb’ ka deklaruar se nuk do të marr pjesë më në festivalin që drejtohet nga Ardit Gjebrea, derisa artistët të vlerësohen sipas meritave.

“Nëse i ke parë përgjithësisht festivalet tona, ka shumë pakënaqësi, m’i dha pikët ky, s’mi dha pikët ai. Po flasim për Këngën Magjike”, tregon Kamela, e cila shton: “Nuk e di, është formula e tyre, personalisht nuk mendoj se do e kisha bërë një gjë të tillë!”

“Deri në momentin që do shoh një ndryshim apo di shoh se vlerësohem si këngëtare nuk do të marr pjesë! Për aq kohë sa kam marrë pjesë, jam ndjerë e pavlerësuar, në momentin që ndihem e pavlerësuar, nuk shkoj!”, ka treguar Islamaj. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2018, ora 23:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori