PDIU braktis Edi Ramën
Këngëtarja e pikëlluar për Lalon: Me kompozimin tuaj dola 25 vjet më parë në skenë

Pëlqej
Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 68 vjeçare kompozitori i njohur Aleksandër Lalo.

Përveç veprimtarisë si kompozitor i muzikës së lehtë, Lalo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kinematografi me muzikën e 25 filmave shqiptarë.

Për vdekjen e tij kanë filluar menjëherë reagime nga figura të njohura publike.

Një prej tyre është edhe Këngëtarja Jonida Maliqi e cila ka thënë se me kompozimin e Maestros doli 25 vjet më parë në skenë. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 23:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori