Këngëtarja e përlotur dhe e zhgënjyer nga Festivali: Më vjen të shaj
Nje tjetër artiste e cila nuk është kualifikuar në finalen e Festivalit të Fundvitit është edhe këngëtarja Xhesika Polo.

Duket se ajo është mjaft e indinjuar nga ky vendim dhe për këtë arsye ka shkruart një postim të gjatë në rrjete sociale.

“Doja t’ju komunikoja se juria e Festivalit të Këngës në RTSH vendosi,që unë të mos jem pjesë e finales së madhe.

Jam shprehur shumë mirë për këtë festival këtë vit,me nota optimiste.Kënga ime “përjetë” është pritur shumë mirë edhe nga mediat e huaja,por u deshën vetëm 5 anëtarë jurie që t’ja ndërprisnin rrugëtimin! Kur je përballë një episodi kaq të shëmtuar,të vjen të qash,të bërtasësh,të shash por nuk ja vlen.

Shpirti më dhemb kur i shkruaj këto fjalë se nuk dua të tregohem e fortë kur të tilla gjëra të lëndojnë,kjo këngë ishte bërë me shumë dashuri nga vëllai im. 5 njerëz mund të kenë në dorë një festival, ama kurrë nuk do të kenë fuqinë të mposhtin një talent,”-ka shkruar këngëtarja në rrjete sociale.
Shtuar më 23/12/2017, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori