Këngëtarja e njohur tregon tmerrin: Më kërkuan të heq bluzën
Pëlqej
Tashmë buja e ngacmimeve seksuale ka marrë dhenë në Holliëood dhe tashëm botë.

Edhe Jennifer Lopez ka rrëfyer historinë e saj të vështirë në vitet që ajo po përpiqej të ndërtonte karrierën e saj.

Lopez në një intervistë për Harper’s Bazzar, vendosi të ndajë detajet e ngacmimeve seksuale që ajo ka marrë nga një regjisor i njohur.

“Unë nuk kam qenë e ngacmuar si gratë e tjera ,” tha ajo kur u pyet për lëvizjen Time’s Up të grave dhe zbuloi për herë të parë: “Një regjisor më kërkoi të hiqja këmishën time dhe t’i tregoja gjoksin.

Më pyetni nëse e bëra? Jo, nuk e kam bërë”,- tha ajo. Lopez shtoi se incidenti ndodhi në një nga filmat e saj të parë kur ishte akoma e vogël për të reaguar. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori