Nuk fshihen më, e dashura uron Uzunin për ditëlindje me dedikimin romantik (FOTO LAJM)

26-vjeçari shqiptar, Myrto Uzuni është kthyer në një nga lojtarët kryesore të skuadra spanjolle, teksa kërkojnë edhe mbijetesën mes më të mirëve në La Liga.

Disa ditë më parë, Albeu.com zbuloi të dashurën e futbollistit të cilët mbanin një lidhje sekrete.

Uarda Hyseni është e dashura e futbollistit e cila ka bërë lidhjen publike duke e uruar për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen drita ime. Të dua pafund shumë”, shkruan Uarda duke publikuar edhe foto me Uzunin.

Bukuroshja nuk është e njohur për publikun, por ajo gëzon mjaft famë në rrjetet sociale ku në profilin e saj në Instagram e ndjekin më shumë se 15 mijë followers./albeu.com/