Këngëtarja e njohur i dhuron bashkëshortit një frigorifer me para (VIDEO)
Cardi B gjeti dhuratën perfekte për ditëlindjen e Offset, bashkëshortit të saj. I dha as më pak, as më shumë, por fiks 500 mijë dollarë. Bukuria e dhuratës nuk qëndron te shifra e frikshme; qëndron te paketimi. Kartmonedhat e ruajtën freskinë brenda një frigoriferi.

“Ke çdo makinë, ke çdo bizhuteri, ke gjithçka, ke çdo lloj atleteje” dëgjohet t’i thotë Cardi Offset-t teksa i prezanton dhuratën. “Më kupton. Çfarë mund t’i dhurosh dikujt që i ka të gjitha? Frigoriferin!”

Në frigoriferin pas Offset shtrirë njëra mbi tjetrën gjendeshin tufa të shumta kartmonedhash. “Mund të blesh një makinë, bizhuteri të tjera. Mund të më blesh mua çanta të tjera Birkin,” i thotë ajo Offset, që qartazi është prekur. “Mund të bësh ç’të duash.”


Nata vijoi me një tortë të frymëzuar nga Call of Duty, striptiste dhe kërcime në prehër për të dy.
Shtuar më 15/12/2019, ora 19:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori