Këngëtarja e njohur e thotë troç: Nuk t'i heq njeri pantallonat nëse s'do vetë
Pëlqej
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Myfarete Laze është një ndër figurat më të dashura për publikun.

E ftuar në “Thumb” ajo ka bërë një deklaratë e cila është gati e habitshme për një figurë si ajo.

Myfarete Laze ka deklaruar se ngacmimet seksuale janë vlerësime.

Duke u nisur nga akuzat e fundit mbi aktorët e mëdhenj të Hollywood-it, këngëtarja tha se askush nuk të bën gjë nëse nuk do t’i vetë.

“Vlerësim është edhe ajo, me të ngacmuar dikush propozim mbetet, vlerësim mbetet.

Po pantallonat ua heqin atyre që ua kërkon. Nuk t’i heq njeri nëse nuk dëshiron vetë”- tha Myfarete Laze. /albeu.com/




Shtuar më 19/11/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori