Këngëtarja e kalon pa gjumë natën e parë në Shqipëri
Të ndryshosh vend qoftë edhe për një natë tabën të vështirë të flesh sidomos të përshtatesh me orarin e gjumit.

Pikërisht këtë gjë ka përjetuar edhe Anxhelina Hadërgjonaj, e cila tashëm gjendet në Tiranë bashkë me mak up artistin e Kim Kardashian, Ariel.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja e njohur ka pritur daljen e Diellit zgjuar gjatë gjithë natës dhe këtë na e ka treguar me postimet e saj në Instagram.

“Nuk po arrij të fle”, – shkruan Anxhelina në video. “Mos duhet të pi Zolpidem (qetësues)?” shkruan Blitz.al.

Urojmë që sot, ditën të mos e zërë gjumi çdo 30 minuta sepse pagjumësia është nga ato gjëra që askush nuk do të dojë ta provojë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2017, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori