Inter-Porto, Zanetti: Nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë, shpresojmë të jemi në formë

Inter do të përballet me Porton në fazën e 16-të të Champions League. Zikaltërit do të dalin në fushë në shkurt në San Siro për ndeshjen e parë.

Për këtë short, foli dhe Javier Zanetti për këtë përballje: “Ne kemi respekt të madh për Porton, nëse ata fituan grupin do të thotë se ata bënë mirë. E njoh Conceciao, e kam parë ndeshjen që kanë luajtur me Atleticon, kanë lojtarë intersantë. Është e vështirë të krijosh situate sulmuese ndaj skuadrës së Simeones dhe Porto ka pasur shumë mundësi, krijojnë shumë, nuk do të jetë një ndeshje e thjeshtë.

Ne mund të bëjmë mirë, shpresojmë të jemi në formë. Humbja ndaj Juventus? Kur je pjesë e një ekipi, gjithçka duhet të funksionojë. Po pranojmë shumë gola, duhet të punojmë shumë për këtë”, është shprehur Zanetti, ish-kapiteni legjendar i Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2022 08:20