Këngëtarja e famshme mbyll karrierën, ka probleme me shëndetin mendor
Pak kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor.

Problemet e Spears nisën pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, nga e cila shëndeti i tij nisi të përkeqësohej ndjeshëm.

Burime pranë këngëtares së fundmi kanë konfirmuar se Britney është e përqendruar vetëm tek shëndeti i saj mendor dhe ka vendosur të përmirësohet me çdo kusht, edhe nëse kjo do të thotë që të largohet përfundimisht nga muzika.

Këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga karriera e saj për një periudhë të pacaktuar kohore, por ditët e fundit po mendon seriozisht të mos kthehet më në skenë. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori