Shifra alarmante, OBSH: Më shumë se 1 miliard të rinj rrezikojnë humbjen e dëgjimit

Më shumë se një miliard adoleshentë dhe të rinj janë potencialisht në rrezik të humbasin një pjesë të dëgjimit të tyre. E gjithe kjo për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve dhe dëgjimit të muzikës me zë shumë të lartë por edhe pjesëmarrja në evinimente ku ka muzikë të lartë si baret apo lokalet e natës. Një ekip ndërkombëtar studiuesish vlerësojnë se 24% e 12-34-vjeçarëve po dëgjojnë muzikë në pajisjet personale të dëgjimit në një “nivel të pasigurt”. Gjetjet u botuan në revistën BMJ Global Health.

Ata u bënë thirrje qeverive që të zbatojnë “urgjentisht” politikat e dëgjimit të sigurt. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se më shumë se 430 milionë njerëz të të gjitha moshave në mbarë botën aktualisht kanë humbje të pjesshme të dëgjimit. Të rinjtë janë veçanërisht të pambrojtur për shkak të përdorimit të pajisjeve personale të dëgjimit (PLD), të tilla si celularët dhe kufjet.

“Rastet e përsëritura mund të shkaktojnë dëmtime fiziologjike në sistemin e dëgjimit, duke u paraqitur si tringëllimë në veshët kalimtare ose të përhershme dhe/ose ndryshime në dëgjim. Dëmi nga dëgjimi i pasigurt mund të përkeqësohet”, thanë studiuesit.

Studiuesit, të udhëhequr nga akademikë në Universitetin e Karolinës së Jugut në SHBA, ekzaminuan studimet e mëparshme mbi pajisjet personale të dëgjimit dhe ambientet e muzikës me zë të lartë që u zhvilluan midis 2000 dhe 2021. Autorët vlerësuan se 23% e të rriturve të studiuar dhe 27% e “të miturve” ishin të ekspozuar ndaj zhurmës së tepërt nga pajisjet personale të dëgjimit.

Ata parashikuan gjithashtu se 48% e njerëzve të moshës 12 deri në 34 vjeç në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj zhurmës së tepërt në ambientet e muzikës me zë të lartë si klubet ose baret. Bazuar në këto shifra, studiuesit vlerësojnë se numri global i adoleshentëve dhe të rinjve që mund të rrezikohen nga humbja e dëgjimit si rezultat varion nga 0.67 miliardë në 1.35 miliardë.