Këngëtarja derdh gotën me ujë mbi kolegun dhe lë studion e prekur (VIDEO)
Simon Cowell është anëtar dhe shef i jurisë në “America’s Got Talent” dhe njihet për ironinë e tij e cila shumë shpesh arrin deri në arrogancë duke bërë njerëzit që të dalin nga skena duke lotuar.

Por këtë herë Simon ka prekur një nga koleget e tij më saktë, anëtaren tjetër të jurisë, këngëtaren Mel B.

Pasi një magjistar mbaroi numrin e tij që nuk shkoi fare mirë për shkak të gabimeve teknike që ndodhën, fjalën e mori juria Simon foli i pari.

“Epo, e marr me mend se kështu do të ishte edhe nata e parë e martesës e Mel B, shum녔, – ka thënë Cowell para se ish-anëtarja e grupit Spice Girls të çohej e t’i derdhte gotën me pije e të largohej nga paneli duke e ndërprerë spektaklin në mes.

Pasi doli, Mel u shpreh për “The Associated Press” duke thënë: “Ai tha diçka shumë idiote, i hodha ujë e ika. Kaq! Edhe pse ai është shefi im, unë jam sërish shefja e vetes”. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2017, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori