EMRI/ Gjendet një trup i pajetë në rezervuarin e Kolanecit, dyshimet e para

Gjendet një trup i pajetë në rezervuarin e Kolanecit, dyshohet se i përket 26 vjeçarit Martin Çeço të denoncuar të humbur nga familjarët.

Policia drejt vendit për të bërë identifikimin e viktimës, si edhe zbardhjen e rrethanave, nëse kemi të bëjmë me një vetvrasje apo ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë për zhdukjen e të riut:

Më datë 15.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., 67 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, i cili ka deklaruar se i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi M. Ç., 26 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com